DYLON

Drejtoria Komunale e Arsimit do të promovojë profilet profesionale të shkollës së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”

Drejtoria Komunale e Arsimit do të promovojë profilet profesionale të shkollës së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”
Avatar photo Redaksia

Më 26 prill duke filluar nga ora 11:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit Drejtoria Komunale e Arsimit do të promovojë profilet profesionale të Shkollës së Mesme të Agrobiznesit “Sahit Baftiu” në Gjilan.

Albana Demiri, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, ka thënë se orientimi profesional mbetet njëri nga objektivat kryesore.

EkoHigjiena

“Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore që me datën 26.04.2023 të bashkohen, dhe njoftohen nga afër me profilet profesionale të kësaj shkolle. Ju mirëpresim në teatër të qytetit nga ora 11:00!  Punët dhe idetë e mira tashmë po realizohen”, ka thënë drejtoresha Albana Demiri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.