DYLON

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Dogana e Kosovës, takim me bizneset

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismail Januzi, është takuar sot me drejtorin e Doganës së Kosovës për Regjionin e Gjilanit, Bedri Abdyli, ku kanë konfirmuar takimin me komunitetin e biznesit në Gjilan, për t’i promovuar lehtësirat doganore në mënyrë që të krijohen njohuri të sakta që do të ndihmojnë në funksionin e drejtpërdrejtë të doganës me bizneset dhe anasjelltas.

Me këtë rast drejtori Januzi ka thënë se me përgjegjësit e doganës së Kosovës për regjionin e Gjilanit kemi biseduar bashkërisht për organizimin e një takimi me komunitetin e Biznesit, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Doganën.

EkoHigjiena

“Kemi marrë konfirmimin e doganës që në fund të këtij muaji, do ta kemi një takim të përbashkët me komunitetin e biznesit, ku do të bisedojmë me ta për problemet që ata kanë, informimin për lehtësirat doganore në sektorin ekonomik dhe procedurat tjera”, ka thënë ai duke shtuar se komuniteti i biznesit do të informohet me kohë për takimin i cili do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në fund të këtij muaji. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.