Drejtoria e Urbanizmit pasqyron punën e saj 7-mujore
/2L ONLINE/ – Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti, ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën është pasqyruar puna e kësaj drejtorie në periudhë 7 mujore, rezultatet, të arriturat dhe sfidat.
Drejtori i Urbanizmit , Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit Ajet Sallahu, duke folur për angazhimet dhe punën e deritanishme ka përmendur se në sektorin e urbanizmit janë proceduar 38 kërkesa, për leje urbanistike 24, për leje ndërtimi 12 prej të cilave 8 janë aprovuar, 1 e refuzuar dhe 3 në shqyrtim.
“Në sektorin e planifikimit janë evidentuar 39 kërkesa, ndërsa në sektorin e mjedisit janë organizuar një sërë aksionesh për pastrim nëpër gjitha fshatrat dhe në qytetin e Vitisë, aksione këto që janë realizuar sipas planit të paraparë dhe me sukses”, tha Sallahu.
Ai përmendi se kjo drejtori është në proces të hartimit të planit të hapësirave publike, të planit të mobilitetit në komunikacion, janë identifikuar zonat me mbeturina si deponi të egra etj.
Pas raportimit për punën e drejtorisë, Sallahu është përgjigjur në pyetjet e parashtruara ku interesimi ishte për emrimin e rrugëve dhe paknaqësit e qytetarëve në disa lokalitete, për të cilin problem, ai tha se emërtimi është bërë në bazë të propozimeve që janë bërë nga këshillat e fshatrave dhe në bashkëpunim me komisionin komunal që më pas është aprovuar në Kuvend.
“Deri më tani kemi 40 ankesa sa i përket emërtimeve të rrugëve, të cilat i kemi procedua në komisionin përkatës dhe nëse propozimet për emra të rinj janë në listën e emrave që janë në kuvend atëherë mund të bëhet edhe emërtimi i ri. Por duhet bazuar edhe në kriterin që duhet të jetë më shumë se 51 % e banorëve që kërkojnë të ndryshohet emri”, ka thënë Sallahu.
Duke folur për rezultatet konkrete, ai ka veçuar shtimin e disiplinës në punë, aplikimi I gjitha dispozitave ligjore, ligji mbi ndërtimin, ligji mbi trajtimin e objekteve pa leje në bazë të udhëzimeve administrative, ndërkohë që si rezultat më të madh e ka përmendur që asnjë kërkesë nuk e ka kaluar afatin e paraparë që janë zgjidhur apo shqyrtuar brenda afatit të përcaktuar. /2L ONLINE/
