DYLON

Drejtoria e Kadastrit së shpejti me zyre të hapura dhe shërbime më të shpejta për qytetarë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se përgjatë një muaji shërbimet në Drejtorinë e Kadastrit mund t’i marrin në objektin e ish-Kombinatit të Duhanit, për shkak se ka nisur renovimi i zyrave të kësaj drejtorie.

Aktualisht, objekti i Drejtorisë së Kadastrit është duke renovuar sipas standardeve, në kuadër politikave të kryetarit Haziri për zyra të hapura për qytetarët, që përkthehet me shërbime më të mira dhe të shpejta për qytetarët.

EkoHigjiena

Momentalisht, Drejtoria e Kadastrit është e vendosur tek ish-Kombinati i Duhanit, ndërkaq kërkon nga qytetarët mirëkuptim deri në përfundim e renovimit të objektit të kësaj Drejtorie, që parashihet të përfundoj në fund të dhjetorit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.