DYLON

Drejtoria e Inspeksionit liron pronën komunale të uzurpuar për mbi 20 vite

Drejtoria e Inspeksionit liron pronën komunale të uzurpuar për mbi 20 vite
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Inspeksionit në Komunen e Gjilanit ka bërë rrënimin e një objekti të vendosur pa leje në pronë komunale nga T.S., në lagjen “Arbëria”.

Fillimisht, personit në fjalë i është dhënë afat që në mënyrë vullnetare të bëjë largimin e shtallës/objektit nga prona komunale, e cila ishte uzurpuar për mbi 20 vite pa leje përkatëse nga Komuna e Gjilanit.

EkoHigjiena

Meqenëse objekti nuk ishte larguar brenda afatit të përcaktuar, Drejtoria e Inspeksionit fillimisht ka shqiptuar gjobë për shfrytëzimin e hapësirës publike pa leje nga organi kompetent. Edhe pas shqiptimit të gjobës, objekti nuk është larguar në mënyrë vullnetare.

Andaj, në bazë të vendimit për lirimin e pronës komunale dhe rrënimin e objektit të ndërtuar pa autorizim, Drejtoria e Inspeksionit ka realizuar rrënimin e objektit dhe pastrimin e pronës komunale.

“Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen qytetarëve të Gjilanit hapësirat komunale të uzurpuara dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë normativat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave komunale, në mënyrë që ato të mbeten të lira, të qasshme dhe të sigurta për të gjithë”, thuhet në njoftimi në kësaj drejtorie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.