DYLON

Drejtoria e Inspekcionit ndërmerr masa ndaj parkimit të kundërligjshëm në parkun e lagjes

Drejtoria e Inspekcionit ndërmerr masa ndaj parkimit të kundërligjshëm në parkun e lagjes
Avatar photo Redaksia

“Pas ankesave të pranuara nga qytetarët për parkimin e automjeteve në parkun e lagjes, hapësirë e dedikuar për rekreacion, Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit ka dalë në terren për të verifikuar gjendjen”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Gjatë inspektimit është konstatuar se disa automjete ishin të parkuara në një hapësirë ku parkimi është rreptësisht i ndaluar.

EkoHigjiena

Ndaj automjeteve në fjalë janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Drejtoria e Inspekcionit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e parkimit dhe të mos i shfrytëzojnë hapësirat rekreative për parkim, në mënyrë që ato të mbeten të lira dhe të sigurta për të gjithë”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.