DYLON

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi
Avatar photo Redaksia

Inspektorët e Shërbimeve Publike nga Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan, kërkojnë nga pronarët e subjekteve afariste dhe personave fizik, të cilët kanë vendosur objekte lëvizëse, kiosqe, boksa, lodra dhe të tjera në sheshin e qyteti që t’i heqin ato deri më 15 mars.

Inspektorët paraditen e së premtes (sot), i kanë vënë shirita dhe njoftime të gjitha këtyre gjësendeve të vendosura në hapësirat publike në shesh, duke i paralajmëruar edhe për pasojat në rast mosveprimi.

EkoHigjiena

Pronarët e tyre janë informuar që t’i largojnë ato nga hapësirat publike më së largu deri me 15 mars në orë 24: 00.

Nga Drejtorati i Inspekcionit, njoftojnë se nëse nuk i heqin vetë pronarët, ato në të kundërtën pas kalimit të këtij afati, largimin do ta bëjë komuna me shpenzime të cilat do t’i vihen në barrë pronarëve të cilët i kanë vendosur ato.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.