DYLON

Drejtoria e Inspekcionit ka agjësuar mbi 18 tonë produkte ushqimore me afat të skaduar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim që qytetarët e komunës së Vitisë të njihen me punën e Drejtorisë së Inspekcionit sot është mbajtur një konferencë e rregullt për shtyp nga U.D i Drejtorisë së Insepkcionit, Skendër Ahmeti i cili gjatë këtij takimi me gazetarët lokal të Vitisë ka folur për punën e kësaj drejtorie si në mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet me afatet e skaduar dhe nga mashtrimet, mbrojtje të ambientit, verifikimin e linjave të qarkullimit në komunikacion, lirimin e pronave të uzurpuarave publike si dhe shumë çështje të tjera të cilat ndërlidhën me drejtorin në fjalë.

Skënder Ahmeti, U.D i Drejtorisë së Insepkcionit, gjatë konferencës së rregullt për shtyp sot ka folur në veçanti edhe për mbrojtjen e qytetarëve nga produktet me afat të skaduar nga inspektorët e tregut duke përmendur se deri me tani janë asgjësuar në këtë komunë mbi 18 tonë produkte ushqimore.

EkoHigjiena

“Inspektorët e tregut janë aktiv në teren sidomos tani kur kemi temperatura të larta dhe kur bashkëqytetarët tanë kanë ardhur nga bota e jashtme. Ne kemi qenë në shërbim të tyre duke i përcjellë të gjitha artikujt ushqimor dhe duke e shikuar për aftëshmerinë e tyre dhe atë në bashkëpunim me inspekcionin sanitar” u shpreh Ahmeti.

Ai tha se po ashtu ata kanë vëzhguar edhe rreth dyshimeve të ngritura nga qytetarët për mos përputhjen e çmimeve në rafta dhe në pagesat kur bëhet të arka.

Ai tha se pas këtyre shqetësimeve të ngritur Drejtoria e tij ka bërë mbi 100 inspektime duke kërkuar nga qytetarët vitias që të bashkëpunojnë me drejtorinë në fjalë për rastet e tillë duke potencuar se drejtoria e Inspekcionit do të veprojë në kuadër të ligjeve në fuqi.

Ahmeti ka përmendur veç e veç edhe punën e sektorëve të tjerë në kuadër të kësaj drejtorie si për mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet me afatet e skaduar dhe nga mashtrimet, mbrojtje të ambientit, verifikimin e linjave të qarkullimit në komunikacion, lirimin e pronave të uzurpuarave publike, lojrat e fatit etj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.