(2LONLINE) – Drejtoria e Bujqësisë ka shpërndarë sot farë misri për mbi 350 fermerë të Komunës së Gjilanit, ku ky projekt kap shumën e 18 mijë eurove. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se shpërndarja e misrit po bëhet pas trajnimit të bujqve për metodat e mbjelljes.
“Jemi në prag të mbjelljeve pranverore. Më herët të njejti fermer i kemi trajnuar për metodat e mbjelljes dhe tashmë po e shpërndajmë farën e misrit për këta fermer. Sasia e farës që është shpërndarë është mbi 650 thashë që planifikohet t’i mbulojë mbi 300 hektarë, ndërsa përfitues do të jenë mbi 350 fermerë, ndërsa përfitues është edhe komuniteti serb”, tha Ramadani.
Ai tha se të gjithë bujqit që kanë aplikuar e që kanë nga 20 e deri 90 ari tokë, kanë përfituar nga ky subvencion.
“Ju e dini që Ministria e Bujqësisë të gjithë ata që kultivojnë mbi 1 hektar, i subvencionon bujqit me nga 125 euro dhe intenca jonë është që t’i mbulojmë fermerët të cilët nuk e plotësojnë këtë kriter dhe kushti ka qenë që të gjithë ata që kultivojnë mbi 20 deri 90 ari t’u jepet nga një ose dy thasë me misër, që i bie mbi 60 mijë kokrra të nevojshme për këtë sipërfaqe”,
Ngjarja e sotme korrespondon edhe me themelimin e Task Forcës për bujqësi, e cila është një trupë që përbën boshtin e të gjithë prodhimit në komunën e Gjilanit dhe bashkërisht do të ndërtoj strategjinë në interes të zhvillimit të bujqësisë. /2lonline/