DYLON

Drejtoria e Bujqësisë ka organizuar trajnim për blegtorët e Gjilanit

Drejtoria e Bujqësisë ka organizuar trajnim për blegtorët e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pas trajnimeve për bletarët dhe pemëtarët, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka mbajtur sot trajnimin për blegtorët e komunës së Gjilanit.

Menaxhimi i gjedhit qumështor që prodhon 30L (litër) qumësht, ishte tema e trajnimit që u ligjërua nga prof. dr. Behlul Behluli, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

EkoHigjiena

kuadër të Planit të punës për vitin 2023, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë për çdo muaj do të organizojë trajnime për fermerët e Komunës së Gjilanit, ka bërë të ditur drejtori i kësaj Drejtorie, Bajram Isufi.

Ligjërues të këtyre trajnimeve do të jenë profesorë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, pas memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.