DYLON

Drejtoria e Bujqësisë, Gjilan: Thirrje për fermerët dhe qytetarët

Drejtoria e Bujqësisë, Gjilan: Thirrje për fermerët dhe qytetarët
Avatar photo Redaksia

Të nderuar fermerë dhe qytetarë,

Djegia e hapur e tokave bujqësore, kullosave dhe pyjeve është një praktikë e rrezikshme që dëmton jo vetëm mjedisin dhe prodhimtarinë bujqësore, por edhe pronat dhe sigurinë e njerëzve. Për këtë arsye, ju ftojmë të shmangni ndezjen e zjarreve dhe të merrni masa për mbrojtjen e natyrës dhe pasurisë suaj.

EkoHigjiena

Në mënyrë të veçantë, është e rëndësishme të mos ndizni zjarre në:

?Tokat bujqësore dhe kullosat;

? Pyjet dhe tokat pyjore;

? Hapësirat e hapura me bar të thatë;

? Zonat e afërta me vendbanime dhe prona private.

??????? ??̈? ???????̈? ??? ????????̈?

Zjarret e hapura për pastrimin e arave, livadheve dhe kullosave shkaktojnë:

• Humbje të pjellorisë së tokës dhe degradim të saj;

• Shkatërrim të biodiversitetit dhe dëme të pakthyeshme për mjedisin;

• Rrezik për përhapje të pakontrolluar të flakëve, duke kërcënuar pyjet, shtëpitë dhe pronat.

Në rast të një zjarri, është e rëndësishme që të njoftoni menjëherë institucionet përkatëse dhe të bashkëpunoni me:

• Agjencinë Pyjore të Kosovës,

• Njësitë Komunale të Pyjeve,

• Shërbimin e Zjarrfikësve,

• Policinë.

???? ?????????? ??̈? ?????????????

Për të parandaluar dëmet nga zjarret, rekomandojmë:

• Monitorim të shtuar nga rojet pyjore, sidomos gjatë fundjavave dhe sezonit të thatë

• Përcaktimin e zonave të sigurta për ndezjen e zjarreve në hapësirat turistike

• Vendosjen e sinjalizimeve për rrezikun e zjarreve dhe krijimin e kushteve për shuarjen e tyre në zonat e lejuara

????????? ??? ??????? ???????

Sipas Ligjit për Pyjet të Kosovës (08/L-137, nenet 36 dhe 38), ndezja e zjarreve në pyje dhe tokat pyjore është e ndaluar. Shkelësit mund të gjobiten nga 500 deri në 20,000 Euro, varësisht nga dëmi i shkaktuar.

Shërbimi Këshillues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ju fton të gjithëve që së bashku,

??̈ ??????̈ ???????? ??? ????????̈ ????̈ – ??̈ ????????̈ ?? ??̈???????̈??!

/Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari – Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.