DYLON

Drejtoria e Bujqësisë dhe policia në aksion për konfiskimin e automjeteve që bartin dru ilegalisht

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Vitisë, respektivisht sektori I pylltarisë, në bashkëpunim me policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për parandalimin e transportimit ilegal të drunjve. Me këtë rast, është bërë një kontroll në fshatin Sllatinë të Epërme, ku janë konfiskuar automjete transportuese të cilat bartnin dru që ishin prerë ilegalisht në pyje. Gjithashtu mbrëmë është konfiskuar edhe një kamionë nga ana e policisë, ndaj të cilëve do të merren masa ndëshkuese. Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Bujqësisë, ky aksion është ndërmarrë në kuadër të planit të veprimit nga mekanizmat e sigurisë dhe drejtësisë, por edhe autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.

Po ashtu apelohet edhe tek qytetarët për bashkëpunim në parandalimin e kësaj dukurie, me qenë se ky vit edhe është shpallur si vit për mbrojtjen e pyjeve nga Institucionet komunale të Vitisë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena