Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen e paisjeve bujqësore për 40 fermerë të Kamenicës.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka uruar fermerët dhe ka falënderuar stafin e kësaj drejtorie për angazhimin.
“Për 40 fermerë sot bëmë shpërndarjen e paisjeve bujqësore. 20 mullinjë për bluarjen e drithrit dhe 20 shpërndarës të plehut mineral. Falënderoj stafin e Drejtorisë së Bujqësisë për angazhimin e vazhdueshëm, e fermerëve shumë urime”, ka thënë ai.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, duke uruar fermerët ka thënë se është i lumtur që po u ofrojnë mbështetje.
“Sot bëmë shpërndarjen e paisjeve bujqësore për fermerët e komunës sonë. Jam shumë i lumtur që si komunë po ofrojmë mundësi e mbështetje për ta”, tha ai.
Ndërsa sipas zyrtarit të kësaj drejtorie, Qëndrim Dërmaku, fermerët u ndanë të kënaqur që komuna po i mbështet me mjete bujqësore.
“Angazhimin ynë si drejtori në mbështetje të fermerëve do të vazhdoj ende. Po mundohemi që t’i mbështesim në mënyrë që fermerët tanë të mos e ndërpresin veprimtarinë bujqësore, dhe gjithmonë ndahen të kënaqur”, është shprehur ai. /2LONLINE.com/