Drejtoria e arsimit ndau dhurata nxënësve me aftësi të veçanta në Ditën Ndërkombëtare të kësaj kategorie
/2L ONLINE/ – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e personave me aftësi të veçanta, Drejtoria e Arsimit në Viti, ka vizituar paralelen e shkollës “Bafti Haxhiu” ku mësimet i ndjekin 11 nxënës të kësaj kategorie, të cilëve edhe iu ndanë dhurata.
Drejtori i Arsimit Qahil Sinani u shpreh se vazhdimisht janë të angazhuar që mësimi të zhvillohet sa më mirë në këtë paralele e cila plotëson të gjitha parakushtet për zhvillim të procesit edukativ arsimor me këta nxënës.
Në shenjë falënderimi për përfaqësuesit e drejtorisë së arsimit, nxënësit recituan disa poezi, ndërkohë që më pas do të organizohet edhe një vizitë e këtyre nxënësve në bibliotekën për fëmijë të qytetit në Shtëpinë e Kulturës në Viti.
Dita ndërkombëtare për personat me aftësi të veçanta do të shënohet edhe me një takim të organizuar nga Shoqata që merret me këtë kategori OPFAKOS në bashkëpunim edhe me Hendikos-in në Viti./2L ONLINE/
