DYLON

Drejtoria e Arsimit mbështet kërkesat e 16 punëtorëve arsimor

Avatar photo Redaksia

2LONLINE) – Kërkesat e 16 punëtorëve arsimor të cilët ishin pjesë e fushatës zgjedhore lokale, në Drejtorinë për Arsim në Viti konsiderohen të drejta, ngase nuk është dashur ti ndalen pagat atyre duke I cilësuar si shërbyes civil.

Drejtori I kësaj drejtorie Qahil Sinani, është shprehur se punëtorët arsimor janë staf profesional dhe jo shërbim civil, andaj mos pagesa e kësaj kategorie është e padrejtë.

EkoHigjiena

“Për vendimet e mëhershme të Drejtorisë së Arsimit ne nuk mund të marrim përgjegjësi, por konsiderojmë se është dashur që ta dinë ata për kategorizimin e stafit civil me atë profesional. Ne do të konsultohemi edhe me Sindikatën dhe mbështesim kërkesat e punëtorëve”, ka sqaruar Sinani.  

Ndryshe , vendimi për ndaljen  e pagës për punëtorët arsimor të cilët kanë kandiduar për këshilltar komunal në zgjedhjet komunale, ishte marrë nga ish drejtori Fehri Qerimi si vendim për pushim pa pagesë deri në certifikimin e zgjedhjeve.

Si pasojë e këtij vendimi, 16 punëtorëve arsimor u janë ndalur 2 paga, ndërkohë që vendimi ishte marrë duke u bazuar në ligjin mbi Shërbimin civil të Republikës së Kosovës./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.