/2L ONLINE/ – Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe të shpejta për qytetarët vitias në veçanti bashkatdhetarëve të cilët do të ju drejtohen sporteleve pranë Drejtorisë së Administratës, kjo drejtori ka përgatitur një plan të veprimit për periudhën korrik-gusht 2016. Gjatë këtyre muajve kjo drejtori, konkretisht sektori i gjendjes civile, arkivit dhe zyra pritëse zakonisht përballën me shtimin e kërkesave të qytetarëve për shërbime administrative.
Isak Sadiku, Drejtor i Drejtorisë për Administratë në Komunën e Vitisë tha se edhe gjatë kësaj periudhe kur do të shtohet vëllimi i punës në këtë drejtori ata janë të përgatitur që të presin sa më mirë bashkatdhetarët të cilët ju ofrohen sporteleve të kësaj drejtorie për shërbimet administrative. “ Drejtoria jonë gjatë kësaj periudhe do ti kushtoj kujdes të veçantë përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët në veçanti bashkatdhetarëve nëpërmjet komunikimit korrekt dhe transparent lidhur me përshpejtimin e procedurave administrative, për kryerjen e shërbimeve administrative të bashkatdhetarëve. “ U shpreh Sadiku.
Ai bëri me dije se me propozimin e kësaj drejtorie, kryetari i Komunës së Vitisë, ka pranuar tre punëtor për kohë të caktuar me qëllim të përforcimit të Sektorit të gjendjes civile gjatë kësaj periudhe si dhe është aktivizuar tavolina ndihmëse e cila do të ju ndihmoj palëve që të orientohen sa më lehtë për të marrë shërbimet e kërkuara. Drejtori Sadiku tha se në rast se vjen deri të shtimi i kërkesave të qytetarëve për shërbime administrative kjo drejtori do të shikon mundësitë e zgjatjes së orarit të punës për shërbyesit civil në sektorin e gjendjes civile, sektorin e arkivit dhe në zyrën pritëse./2L ONLINE/