DYLON

Drejtoria e Administratës do të ofrojë shërbime edhe të shtunave për mërgimtarët

Drejtoria e Administratës do të ofrojë shërbime edhe të shtunave për mërgimtarët
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të pajisjes së bashkatdhetarëve me dokumente të gjendjes civile, gjatë pushimeve në Komunën e Gjilanit, Drejtoria e Administratës, ka zgjatur orarin e punës, që do të aplikohet nga data 5 korrik e deri më 30 gusht.

Qytetarët mund të pajisen me dokumente edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 14:00.

EkoHigjiena

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri tha se në kuadër të përgatitjeve për pritjen e bashkatdhetarëve edhe këtë vit, Drejtoria e Administratës ka zgjatur orarin e punës, që do të zbatohet nga data 5 korrik deri më 30 gusht”, tha Sopi Haziri.

Drejtoresha e Administratës, theksoi se gjatë kësaj periudhe, do të ofrojnë shërbime edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 14:00.

“Të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në Gjilan.. Ju mirëpresim bashkë me stafin e Administratës në Gjilan. Pushime të këndshme në vendlindje”, tha drejtoresha Sopi Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.