DYLON

Drejtori Shabani takon zëvenfëskomandantin e FSK-së në Gjilan

Drejtori Shabani takon zëvenfëskomandantin e FSK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, është pritur nga zv. komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, Gëzim Osmani, ku u zhvillua një diskutim i rëndësishëm lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin institucional në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.

Në takim ishin edhe Salih Mustafa, përgjegjës i Operativës 112 në Gjilan, si dhe Hazir Mustafa, zyrtar për sistemimin e forcave për MSHN-ës nga DMSh-ja.

EkoHigjiena

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që kanë rol kyç në menaxhimin e situatave emergjente dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore apo emergjencave të tjera.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e koordinimit të strukturave operative në raste emergjente, planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike për reagim sa më efikas në shërbim të qytetarëve.

Po ashtu, u trajtuan edhe çështje që ndërlidhen me gatishmërinë institucionale, komunikimin operacional dhe bashkërendimin ndërmjet mekanizmave lokalë dhe forcave të sigurisë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë dhe mekanizmat emergjentë, duke vlerësuar rolin e FSK-së në ofrimin e mbështetjes në situata të ndryshme emergjente dhe në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve.

“Vetëm përmes koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional mund të arrihet një reagim më i shpejtë dhe më profesional në rast nevoje”, tha Enver Shabani.

Nga ana tjetër, zv. komandanti i FSK-së në Gjilan shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me DMSh-në, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe fuqizimit të mekanizmave të reagimit emergjent.

Takimi u vlerësua si shumë konstruktiv dhe në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, me synim rritjen e efikasitetit institucional dhe avancimin e sigurisë dhe mbrojtjes për qytetarët e Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.