DYLON

Drejtori Shabani pjesë e punëtorisë të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Drejtori Shabani pjesë e punëtorisë të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) të Komunës së Gjilanit, Enver Shabani mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në bashkëpunim me Bankën Botërore, me temën “Përmirësimi i Kuptimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë, Parashikimi i Bazuar në Ndikim dhe Paralajmërimi i Hershëm”.

Drejtori i DMS-së tha se punëtoria kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse në fushën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë, duke u fokusuar në identifikimin dhe kuptimin më të mirë të rreziqeve, parashikimin e ndikimeve të mundshme si dhe zhvillimin dhe forcimin e mekanizmave të paralajmërimit të hershëm.

EkoHigjiena

Drejtori Shabani tha poashtu se gjatë punëtorisë u diskutua për rëndësinë e qasjes së koordinuar ndërinstitucionale në parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë, si dhe për nevojën e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore.

“Pjesëmarrja e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në aktivitete të tilla kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe institucionale, në përmirësimin e gatishmërisë për përballimin e situatave emergjente dhe në forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të rritjes së sigurisë, parandalimit të rreziqeve dhe forcimit të kapaciteteve për reagim ndaj fatkeqësive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.