DYLON

Drejtori Shabani mori pjesë në takimin themelues të Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjencë

Drejtori Shabani mori pjesë në takimin themelues të Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjencë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani mori pjesë në Takimin Themelues të Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjencë, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me drejtoritë për mbrojtje dhe shpëtim të komunave të Kosovës, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit ndërkomunal në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave. Gjatë takimit u diskutua për koordinimin institucional, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve për reagim ndaj situatave emergjente.

EkoHigjiena

Në kuadër të takimit u mbajt edhe procesi zgjedhor, ku u zgjodh Kryetari dhe Kryesia e Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjencë, e cila do të udhëheqë aktivitetet dhe bashkëpunimin ndërmjet komunave në këtë fushë.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në zhvillimin e kapaciteteve për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.