DYLON

Drejtori Shabani i fton qytetarët që t’i regjistrojnë lindjet dhe vdekjet, s’ka gjoba

Drejtori Shabani i fton qytetarët që t’i regjistrojnë lindjet dhe vdekjet, s’ka gjoba
Avatar photo Redaksia

Gjobat komunale për rregjistrimet e mëvnoshme të lindjeve dhe vdekjeve janë hequr nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit,

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Elbasan Shabani, tha se në seancën e fundit ka i propozuar Kuvendit të Komunës së Gjilanit, që të votojë lirimin nga pagesa e gjobës për regjistrimin me vonesë të lindjeve dhe vdekjeve, si për personat e lindur apo të vdekur brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit.

EkoHigjiena

Ai tregoi se me 33 vota pro, është miratuar propozim-vendimi për lirimin nga kjo gjobë.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, ka falënderuar të gjithë asamblistët që e votuan këtë propozim-vendim.

“Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët ende nuk i kanë regjistruar lindjet apo vdekjet e anëtarëve të familjes së tyre, që të paraqiten dhe t’i regjistrojnë ato deri në fund të vitit 2026”, tha Elbasan Shabani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.