DYLON

Drejtori Shabani: Fokus mbetet përmirësimi e menaxhimi i dokumentacionit dhe arkivave komunale

Drejtori Shabani: Fokus mbetet përmirësimi e menaxhimi i dokumentacionit dhe arkivave komunale
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani dhe drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, , gjatë një takimi në një frymë bashkëpunimi dhe koordinimi institucional, në fokus kishin përmirësimin e menaxhimit të dokumentacionit dhe arkivave komunale.

Sipas drejtorit Shabani, gjatë diskutimit me iniciativë të përbashkët u dakorduan për nevojën e formimit të një komisioni të posaçëm për arkivat komunale, i cili do të merret me evidentimin klasifikimin dhe sistemimin e materialeve arkivore, në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.

EkoHigjiena

“Po ashtu u theksua rëndësia që dokumentet dhe materialet që nuk kanë më vlerë administrative apo ligjore, të trajtohen në mënyrë të rregullt përmes procedurave të parashikuara për asgjësimin e tyre”, tha drejtori i Administratës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.