DYLON

Drejtori Selami Klaiqi shpërndan çanta për nxënësit e komunitetit serb në Kamenicë

Drejtori Selami Klaiqi shpërndan çanta për nxënësit e komunitetit serb në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Në Ditën e Parë të Shkollës për këtë vit shkollor, në mesin e vizitave që Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi ka bërë sot, ka qenë edhe vizita tek SHFMU “Desanka Maksimovic” në Kamenicë, SHFMU “Bratsvo” në Strezoc dhe SHFMU “9 Maji” në Kolloleq.

Nën praninë e pjesëtarëve të KFOR-it, Drejtori Klaiqi ka shpërndarë çanta për të gjithë nxënësit.

EkoHigjiena

Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e Komunës së Kamenicës që të gjithë fëmijët, pa dallim komuniteti, të kenë mbështetje dhe mundësi të barabarta në arsim.

Kjo është një nismë e re nga Kryetari Rahimaj, e cila po ndodhë për herë të parë në Kamenicë.

Për institucionet komunale, arsimi mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shoqërisë dhe investimi në fëmijë është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e komunës.

Drejtori Klaiqi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe partnerët institucionalë, në mënyrë që nxënësve t’u krijohen kushte sa më të mira për mësim dhe zhvillim.

“Një çantë për shkollë, një urim për një vit të ri dhe mbi të gjitha, një mesazh i qartë: çdo fëmijë i Kamenicës meriton të mësojë, të zhvillohet dhe të ndërtojë të ardhmen e tij me mundësi të barabarta’, thuhet në njofitm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.