DYLON

Drejtori Salihu: Qarkoret kaluan-Zgjidhja përfundimtare e një padrejtësie 25-vjeçare

Drejtori Salihu: Qarkoret kaluan-Zgjidhja përfundimtare e një padrejtësie 25-vjeçare
Avatar photo Redaksia

Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës, të vendimeve për shpronësim të pronave për realizimin e projekteve të qarkores së vjetër dhe asaj të re, të inicuara nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, është deklaruar edhe drejtori Bekim Salihu.

Ai tha se qarkoret kaluan.

EkoHigjiena

“Puna jonë katërvjeçare në Gjilan, ka pasur një objektiv të qartë: ta bëjmë qeverisjen më afër qytetarit, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke realizuar projekte që ndryshojnë ritmin e zhvillimit të qytetit të Gjilanit”, tha Bekim Salihu.

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, theksoi se sot qeveria miratoi shpronësimet për Qarkoren e Vjetër dhe Qarkoren e Re, një hap i madh drejt infrastrukturës moderne të Gjilanit dhe zgjidhja përfundimtare e një padrejtësie 25-vjeçare.

Drejtori Bekim Salihu, falënderoi përzemërsisht gjithë stafin e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastra dhe Pronë, që e bënë realitet jetësimin e këtyre dy projekteve.  /2LONLINE/