DYLON

Drejtori Salihu flet pas shqetësimeve të qytetarëve lidhur me çështjen e kufirit të zonës kadastrale në lagjen Dardania

Drejtori Salihu flet pas shqetësimeve të qytetarëve lidhur me çështjen e kufirit të zonës kadastrale në lagjen Dardania
Avatar photo Redaksia

“Së fundmi, Komuna e Gjilanit ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me çështjen e kufirit të zonës kadastrale në lagjen Dardania. Ky kufi është përcaktuar gjatë procesit të decentralizimit, të udhëhequr nga qeveritë e kaluara — një proces të cilin Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi”, thotë Bekim Salihu, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas tij, si pasojë e këtij procesi, përveç pjesës së lagjes Dardania, Komuna e Gjilanit ka humbur në total një territor të konsiderueshëm me sipërfaqe prej 123 km². Konkretisht:

EkoHigjiena

• Komunës së Novobërdës i janë kaluar nëntë zona kadastrale: Parallovë, Makresh i Epërm, Makresh i Ulët, Muzgovë, Dragancë, Strazhë, Kufcë e Epërme, Stanishor dhe Koretishtë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 94.42 km²;

• Komunës së Parteshit i janë kaluar tri zona kadastrale: Partesh, Budrigë e Poshtme dhe Pasjan, me një sipërfaqe prej 28.67 km².

“Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në adresimin e këtyre shqetësimeve dhe në mbrojtjen e interesit publik, duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore për trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi të plotë institucionale”, thotë Bekim Salihu, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.