DYLON

Drejtori Rexhepi takon koordinatorët dhe premton mbështetje për përmirësimin e proceseve vlerësuese

Drejtori Rexhepi takon koordinatorët dhe premton mbështetje për përmirësimin e proceseve vlerësuese
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka zhvilluar takimin e radhës njoftues me koordinatorët e cilësisë në shkollat e komunës, me fokus në avancimin e standardeve arsimore dhe përmirësimin e proceseve të brendshme vlerësuese.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e sigurimit të cilësisë si një sistem gjithëpërfshirës, i cili ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe rezultateve në arsim. Koordinatorët e cilësisë, si bashkëpunëtorë profesionalë në shkolla, luajnë një rol kyç në realizimin e vlerësimit të brendshëm të shkollave dhe në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve—procese këto thelbësore për zhvillimin institucional.

EkoHigjiena

Në këtë takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat përballen koordinatorët gjatë zbatimit të detyrave të tyre, veçanërisht në proceset e vlerësimit. Drejtori Rexhepi ofroi përkrahje të plotë institucionale dhe profesionale për tejkalimin e këtyre vështirësive.

Nga Drejtoria Komunale e Arsimit u theksua se mbetet e përkushtuar në garantimin e funksionimit sa më të mirë të të gjitha hallkave të sistemit arsimor, me synim rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në institucionet shkollore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.