DYLON

Drejtori Rexhepi takon Këshilltarët për Karrierë të shkollave të mesme të larta

Drejtori Rexhepi takon Këshilltarët për Karrierë të shkollave të mesme të larta
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Jeton Rexhepi, zhvilloi një takim informues dhe koordinues me disa nga Këshilltarët për Karrierë të shkollave të mesme të larta.

Rexhepi bëri me dije se qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në mbështetje të maturantëve, me fokus të veçantë orientimin e tyre në karrierë dhe informimin për mundësitë arsimore dhe profesionale pas përfundimit të arsimit të mesëm.

EkoHigjiena

“Roli dhe detyrat e Këshilltarit për Karrierë në shkolla, si bashkëpunëtor profesional, paraqesin një komponent të rëndësishëm në mbështetjen dhe orientimin e nxënësve në procesin e planifikimit të së ardhmes së tyre akademike dhe profesionale”, tha ai, transmeton 2LONLINE.

Sipas drjetorit të DKA-së, ërmes këshillimit profesional dhe aktiviteteve orientuese, ata ndihmojnë nxënësit në identifikimin e interesave, aftësive dhe potencialit të tyre, duke kontribuar në marrjen e vendimeve të informuara për rrugëtimin e tyre arsimor dhe profesional.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme të shërbimeve profesionale në shkolla, me synim rritjen e cilësisë së procesit arsimor dhe përmirësimin e rezultateve edukativo-arsimore”, ka thënë Jeton Rexhepi drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.