DYLON

Drejtori Rexhepi: Do të punojmë për një Gjilan më të zhvilluar e më funksional

Drejtori Rexhepi: Do të punojmë për një Gjilan më të zhvilluar e më funksional
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në Komunën e Gjilanit, Flakron Rexhepi tha se do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin e kësaj komune.

Sipas tij, urbanizmi, planifikimi hapësinor dhe mbrojtja e mjedisit, janë shtylla themelore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të një organizimi të rregullt e funksional të qytetit.

EkoHigjiena

“Prioriteti im do të jetë zbatimi i ligjit, profesionalizmi dhe ofrimi i shërbimeve të drejta e korrekte për çdo qytetar të komunës sonë”, tha Flakron Rexhepi.

Rexhepi shtoi se Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, do të jetë e hapur për bashkëpunim, dialog dhe zgjidhje konkrete në funksion të interesit të përgjithshëm.

“Së bashku do të punojmë për një Gjilan më të zhvilluar, më të rregullt dhe më funksional”, tha drejtori Flakron Rexhepi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.