DYLON

Drejtori Rashiti takon menaxhmentin e Eco-Higjienës dhe përfaqësuesin austriak

Drejtori Rashiti takon menaxhmentin e Eco-Higjienës dhe përfaqësuesin austriak
Avatar photo Redaksia

“Sot takuam menaxhmentin e Eco-Higjienës dhe përfaqësuesin austriak, ku diskutuam për veprimet e njëanshme të kësaj kompanie, e që janë në kundërshtim me parimet e partneritetit dhe me marrëveshjen e PPP, si dhe me rregulloren e Kuvendit Komunal”, ka bërë me dije Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa (DBF) në Gjilan.

Ai  theksoi se nuk mund të ketë rritje të çmimit për tarifat e mbeturinave, e në anën tjetër të mos kemi rritje të pagave për punëtorët e kësaj kompanie.

EkoHigjiena

“Kërkuam nga menaxhmenti i kësaj kompanie të ri-kthejë çmimet e tarifave ashtu siç kanë qenë deri tani, të raportojë për investimet e realizuara dhe planin për të përmbushur obligimet për investime sipas kontratës së PPP, të rrisë pagat e punëtorëve, si dhe komuna e Gjilanit do të kontraktojë një operator ekonomik që do të bëjë Auditimin e pavarur të pasqyrave financiare dhe vlerësimin e implementimit të marrëveshjes së PPP”, ka thënë drejtori Rashiti.

Sipas tij, deri në seancën e Kuvendit Komunal që duhet të mbahet gjatë muajit shkurt, menaxhmenti i kompanisë do të paraqes raportin e saj, kërkesën dhe arsyeshmërinë për rritje të çmimit të tarifave për mbeturinat si dhe planin dinamik të finalizimit të investimeve në këtë kompani.

Pastaj i mbetet anëtarëve të Kuvendit Komunal, të diskutojnë dhe shqyrtojnë të gjitha këto çështje dhe të vendos për temat e lartcekura.

“Vetëm me mirëkuptim, diskutim e transparencë mund të ketë bashkëpunim e partneritet që i sjellë shërbime të mira qytetarëve, punëtorëve të kompanisë, kategorisë së veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të Dëshmorëve, komunës dhe kompanisë së Eco-Higjienës”, ka thënë Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa (DBF) në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.