DYLON

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjilan ka pritur në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjilan ka pritur në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së
Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Luan Keka së bashku me staf ka pritur në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nënkolonel Arben Avdyli dhe stafin e tij.

Gjatë takimit u diskutua për Ditën e Forcës, gjendjen e përgjithshme të sigurisë në rajonin e Gjilanit, raportet e deritanishme ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FSK-së, si dhe rëndësinë e koordinimit, komunikimit dhe angazhimit të përbashkët ndërinstitucional.

EkoHigjiena

Të dy palët vlerësuan pozitivisht raportet e ndërtuara deri më tani, duke theksuar se koordinimi dhe partneriteti ndërinstitucional janë elemente të rëndësishme në funksion të ruajtjes së sigurisë, stabilitetit dhe interesit të qytetarëve.

Takimi u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë institucional dhe gatishmërisë për vazhdimin e koordinimit dhe partneritetit në funksion të sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.