DYLON

Drejtori Pira viziton disa bujq vitias

Drejtori Pira viziton disa bujq vitias
Avatar photo Redaksia

“Bujqit vitias kanë filluar me intensitet të lartë mbjelljet pranverore, falë kushteve të mira klimatike dhe përkrahjes së vazhdueshme institucionale thotë Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Gjatë një vizite në terren, drejtori Pira, së bashku me zyrtarë të drejtorisë, vizituan disa prej fermerëve që janë të angazhuar në mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore gjatë pranverës.

EkoHigjiena

“Është kënaqësi të shohim fermerët tanë duke punuar me kaq përkushtim. Si Drejtori por edhe falë përkrahjes së kryetar Haliti do të vazhdojmë t’i përkrahim fermerët tanë me mekanizma bujqësorë dhe këshilla profesionale, që të kenë sa më shumë sukses në punën e tyre,” tha drejtori Pira gjatë vizitës.

Ai, po ashtu, vizitoi disa sera ku u takua me fermerë të cilët kultivojnë perime, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin e tyre në sektorin e bujqësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.