DYLON

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë.

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, z. Enver Shabani, mori pjesë në edicionin e sivjetmë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit, i cili po mbahet në Prishtinë.

EkoHigjiena

Ky panair përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme të promovimit të turizmit vendor dhe ndërkombëtar, si dhe një platformë të shkëlqyer për krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve me akterë të ndryshëm nga sektori i turizmit dhe sportit.

Gjatë vizitës së tij, drejtori Shabani u takua me organizata turistike, si dhe operatorë të industrisë së turizmit dhe sportit, me të cilët diskutoi rreth mundësive të bashkëpunimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.