DYLON

Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Drejtori i Bujqësisë mirëpresin përfaqësuesit e KFOR-it Turk në Gjilan

Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Drejtori i Bujqësisë mirëpresin përfaqësuesit e KFOR-it Turk në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani dhe Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk në Gjilan , Komandantin Eron Turkoglu dhe Ekrem Yunlu.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe KFOR-it Turk, me theks të veçantë në përkrahjen që kjo forcë ka dhënë në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, përkrahjen e bizneseve vendore dhe projekteve të ndryshme.

EkoHigjiena

Drejtorët Shabani dhe Isufi shprehën mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it Turk në mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin në projekte që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të komunës.

Përfaqësuesit e KFOR-it Turk falënderuan drejtorët për mikpritjen dhe theksuan se do të vazhdojnë të jenë partnerë të afërt të komunës në mbështetjen e iniciativave zhvillimore dhe sociale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.