DYLON

Drejtori Klaiqi: Trajtimi dinjitoz i nxënësve do të jetë parim i panegociueshëm për institucionet arsimore

Drejtori Klaiqi: Trajtimi dinjitoz i nxënësve do të jetë parim i panegociueshëm për institucionet arsimore
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi në kuadër të angazhimeve të tij në krye të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka realizuar vizita në të gjitha shkollat e komunës gjatë 30 ditëve të para të mandatit.

Së bashku me stafin e DKA-së, Klaiqi theksoi se çdo vizitë në shkolla përfaqëson shpresë për të ardhmen, duke parë nga afër përkushtimin e mësimdhënësve, energjinë e nxënësve dhe punën e palodhshme të personelit arsimor.

EkoHigjiena

Ai nënvizoi se trajtimi dinjitoz i nxënësve do të jetë një parim i panegociueshëm për institucionet arsimore. Sipas tij arsimi mbetet prioritet i vazhdueshëm edhe i Kryetarit Kadri Rahimaj.

Drejtori Klaiqi ka theksuar se gjatë kësaj periudhe në secilën shkollë të Komunës së Kamenicës janë ofruar shërbime dhe mbështetje konkrete për nxënësit përfshirë:

• Psikologun e shkollës

• Pedagogun e shkollës

• Mësuese mbështetëse

• Asistente për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore

• Logoped

• Zyrtar administrativ

Po ashtu ai theksoi se prioritet mbetet mësimi tërëditor dhe sigurimi i ushqimit të shëndetshëm për çdo nxënës.

“Së bashku, po ndërtojmë të ardhmen,” ka theksuar drejtori Klaiqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.