DYLON

Drejtori Klaiqi nis vizitat në terren me fokus në përmirësimin e arsimit

Drejtori Klaiqi nis vizitat në terren me fokus në përmirësimin e arsimit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, ka nisur vizitat në terren pas marrjes së mandatit.

Vizitën e tij të parë e realizoi në ShFMU “Skënderbeu” në Hogosht përkatësisht në paralelen e ndarë në Kopërnicë.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite ai u takua me drejtorin e shkollës dhe me mësimdhënësit me të cilët diskutoi për sfidat aktuale, prioritetet dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

Kujtojmë se Drejtori Klaiqi ka udhëhequr Gjimnazin “Ismail Qemali” për katër vite. Ai është shprehur i përkushtuar që në detyrën e tij të re të vazhdojë projektet ekzistuese në arsim, dhe të iniciojë projekte të tjera inovative në të mirë të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të komunës sonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.