DYLON

Drejtori Isufi dhe Komisioni Komunal për korrje-shirje janë takuar me autokombajnerët e Gjilanit

Drejtori Isufi dhe Komisioni Komunal për korrje-shirje janë takuar me autokombajnerët e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi dhe Komisioni Komunal për korrje-shirje janë takuar me autokombajnerët e Gjilanit.

Në takimin e mbajtur me kombajnerë të Komunës së Gjilanit, më 01.07.2025 ka shqyrtuar planin e punës, për fushatën e korrje-shirjeve për vitin 2025.

EkoHigjiena

Drejtori Isufi ka bërë me dije se në takim, u diskutua për përgatitjet e bëra nga kombajnerët dhe pikat grumbulluese të drithërave dhe planin e realizimit të procesit.

Sipas tij, qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi dhe monitorimi sa më i mirë i procesit të korrje-shirjeve të drithërave të bardha.

Nga diskutimet e zhvilluara në këtë takim, u dhanë këto sugjerime:

Të mos fillohet me korrje-shirje para pjekjes së plotë të grurit, derisa lagështia e drithërave të arrijë 12-13%.

Pikat grumbulluese të grurit, me rastin e pranimit të grurit, t’i pajisin fermerët me dëshmi për dorëzimin e sasisë së grurit.

Bazuar në çmimet e naftës dhe pjesëve rezervë për autokombajna, Komisioni Komunal ju rekomandon kombajnerëve të Komunës së Gjilanit që të respektohet çmimi i sugjeruar nga MBPZHR-ja dhe Drejtoritë Komunale në nivel vendi, që çmimi për korrje-shirje të jetë 130€ për 1 ha.

Nënkuptohet se çmimi i cekur është vetëm propozim, ngase në ekonominë e lirë të tregut çmimi i korrje-shirjeve mund të caktohet me marrëveshje në mes të dy palëve: fermerëve dhe autokombajnerëve.

Në territorin e Komunës së Gjilanit, gjatë vitit 2025, me drithëra të bardha ka të mbjellura këto sipërfaqe: grurë rreth 3100 ha dhe Elb 100 ha. Ndërkaq operojnë rreth 50 autokombajna të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të fushatës së korrje-shirjeve.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe pronari i mullirit “Alia Comerce” në Cërnicë, i cili është grumbulluesi kryesor i grurit, është zotuar para Komisionit dhe kombajnerëve se ka kapacitete të mjaftueshme për grumbullimin e gjithë sasisë së grurit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.