Drejtues të Drejtorisë të Shërbimeve Publike të komunës së Gjilanit ka në thënë se punimet në përmirësimin e infrastrukturës po vazhdojnë edhe në këto ditë të dhjetorit, kjo si rezultat i motit të mirë.
“Investime nga Komuna e Gjilanit, po bëhen edhe në Livoç të Ulët dhe të Epërm, ku për të parë ecurinë e punimeve ka dalë edhe drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, bashkë me këshilltarin komunalë Besnik Shalën”, njofton kjo drejtori.
E, drejtor i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi tha se ishte në vizitë në lokacionet ku po kryhen disa nga punimet e investimeve kapitale.
Ai tregoi se për të parë punimet ishte në fshatin Livoç i Epërm, në lagjen e Muhaxherëve, si dhe Livoçin e Ulët.
“Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe në mënyrë profesionale”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi. /2LONLINE/