DYLON

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Drejtori i Bujqësisë vizituan Panairin e hapur në qendër të qytetit

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Drejtori i Bujqësisë vizituan Panairin e hapur në qendër të qytetit
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, dhe Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, vizituan sot Panairin e organizuar në Gjilan me rastin e 7 Marsit  – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës së Gruas, ku ekspozuan prodhimet dhe punimet e tyre bizneset vendore dhe gratë artizane.

Sipas Shabanit e Isufit, ky panair, i cili tashmë është bërë një traditë në qytetin tonë, mbledhë së bashku dhjetëra prodhues, artizanë dhe biznese të vogla e të mesme që operojnë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë bujqësinë, artizanatin, ushqimet tradicionale.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës në panair, përfaqësuesit komunalë patën mundësinë të takohen dhe të bashkëbisedojnë me bizneset pjesëmarrëse, duke dëgjuar nga afër sfidat dhe nevojat e tyre.

Ata vlerësuan cilësinë e produkteve të ekspozuara dhe theksuan rëndësinë e përkrahjes së ndërmarrjeve vendore për rritjen e ekonomisë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Të dy Drejtorët e Drejtorive Komunale u shprehën se janë të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik

“Panaire të tilla janë një platformë e rëndësishme për bizneset lokale, pasi jo vetëm që promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, por gjithashtu u mundësojnë atyre të krijojnë rrjete të reja bashkëpunimi dhe të forcojnë pozitën e tyre në treg”, u tha nga drejtorët Shabani e Isufi.  /2LONLINE/