DYLON

Drejtori i Spitalit të Gjilanit viziton pacientët e dializës në Ferizaj, falënderon stafin për kujdesin e ofruar

Drejtori i Spitalit të Gjilanit viziton pacientët e dializës në Ferizaj, falënderon stafin për kujdesin e ofruar
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Afrim Cana, ka zhvilluar një vizitë te pacientët e dializës dhe stafi shëndetësor në Spitalin e Ferizajt, ku aktualisht po ofrohen shërbimet përkatëse, për shkak të renovimit të repartit të dializës në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Cana u njoh nga afër me kushtet e trajtimit të pacientëve dhe punën e stafit mjekësor, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së shërbimeve cilësore, veçanërisht për pacientët që varen nga trajtimi i rregullt i dializës.

EkoHigjiena

Sipas drejtorit, pacientët e dializës, nga ana e tyre, u shprehën të kënaqur me kujdesin dhe shërbimet që po marrin në Ferizaj, duke vlerësuar angazhimin e stafit dhe kushtet e trajtimit gjatë kësaj periudhe të përkohshme.

Me këtë rast, drejtori Cana falënderoi edhe menaxhmentin dhe stafin e Spitalit të Ferizajt për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar, duke theksuar se kjo ka qenë thelbësore për garantimin e trajtimit të pandërprerë të pacientëve.

Ai bëri të ditur se, pas përfundimit të punimeve, pacientët pritet të rikthehen së shpejti në Spitalin e Gjilanit, ku shërbimet do të vazhdojnë në kushte të përmirësuara. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.