DYLON

Drejtori i Spitalit të Gjilanit mirëpret në takim përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Drejtori i Spitalit të Gjilanit mirëpret në takim përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan kanë pritur në takim përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë takim u shprehën se FSK është në gatishmëri të plotë dhe bashkëpunim të përhershëm me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për të ju dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve.

EkoHigjiena

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana falënderoi Forcën e Sigurisë së Kosovës në emër të institucionit që ai drejton dhe u shpreh se ky bashkëpunim do të vazhdojë përherë duke ju dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësorë, pacientëve dhe të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

“Urojmë që ky bashkëpunimin me FSK të jetë i vazhdueshëm, ku të dy institucione kanë qëllimin e përbashkët për të ofruar ndihmë dhe shërbime sa më mira për të gjithë qytetarët”, ka thënë drejtori Cana.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.