DYLON

Drejtori i Spitalit nderohet me mirënjohje nga Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së

Drejtori i Spitalit nderohet me mirënjohje nga Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nënkolonel Arben Avdyli, ka vizituar Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr. Afrim Cana, të cilit i ka ndarë një mirënjohje në shenjë falënderimi për bashkëpunimin ndërinstitucional.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr. Afrim Cana, u shpreh se është nder dhe kënaqësi të pranojë këtë mirënjohje nga Komandanti i FSK-së, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është një prioritet dhe se shërbimi ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të gjithë pacientëve është një obligim dhe mision i vazhdueshëm.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, nënkolonel Arben Avdyli, e falënderoi Drejtorin Cana për bashkëpunimin e ofruar dhe për gatishmërinë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa herë që ato janë të nevojshme, duke theksuar se Spitali i Përgjithshëm në Gjilan gjithmonë ka qenë korrekt dhe profesional në ofrimin e këtyre shërbimeve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.