DYLON

Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci pjesëmarrës në takim të Kartës së Adriatikut A5– SHBA

Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci pjesëmarrës në takim të Kartës së Adriatikut A5– SHBA
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut A5– SHBA, që u mbajt më 13 dhe 14 tetor në Sarajevë, mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Politika të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Faruk Geci.

Në adresimin e tij, z. Geci theksoi rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë kombëtare dhe rajonale, si dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për të kontribuuar në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

EkoHigjiena

Ai theksoi përparimin e vazhdueshëm drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në fundin e vitit 2028 dhe fillimin e vitit 2029, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës te Tranzicionit.

Mes tjerash, z.Geci nënvizoi domosdoshmërinë e anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Kartën e Adriatikut A5 – SHBA për forcimin e bashkëpunimit rajonal, besueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes në kuadër të nismave euroatlantike.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit, partneritetit dhe promovimit të paqes e stabilitetit në rajon. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.