DYLON

Drejtori i Policisë së Kosovës, pritet në takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it

Drejtori i Policisë së Kosovës, pritet në takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it
Avatar photo Redaksia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z Gazmend Hoxha pritet në takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Boll.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës së bashku me një delegacion nga MPB-ja dhe AKSP-ja po merr pjesë në forumin për bashkëpunim strategjik të projektit CEPOL WB PACT- projekti i CEPOL-it për mbështetje në trajnime për vendet e Ballkanit Perendimor në luftën kundër terrorizmin, që po mbahet në EUROPOL në Hagë më 30 dhe 31 janar 2024.

EkoHigjiena

kuadër të këtij aktiviteti drejtori i përgjithshëm i Policisë së bashku me delegacioninin , z Besnik Sallahu, zyrtar ndërlidhës në EUROPOL, z. Kastriot Jashari, drejtor i AKSP-së dhe z. Ron Krasniqi –përfaqësues nga MPB-ja, po mbajnë një takim të veçantë me drejtoreshën ekzekutive te EUROPOL-it, znj. Catherine De Boll , në të cilin takim diskutohet për bashkëpunimin në mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it , punën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në EUROPOL dhe për hapat e mëtejmë për avancimin e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.

Drejtori Hoxha falënderoi EUROPOL-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen, si dhe paraqiti synimin për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit drejt një marrëveshjeje operacionale me EUROPOLI-in, rritjen e kontributit në kuadër të hetimeve dhe operacioneve të EUROPOL-it. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.