Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z Gazmend Hoxha pritet në takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Boll.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës së bashku me një delegacion nga MPB-ja dhe AKSP-ja po merr pjesë në forumin për bashkëpunim strategjik të projektit CEPOL WB PACT- projekti i CEPOL-it për mbështetje në trajnime për vendet e Ballkanit Perendimor në luftën kundër terrorizmin, që po mbahet në EUROPOL në Hagë më 30 dhe 31 janar 2024.
Në kuadër të këtij aktiviteti drejtori i përgjithshëm i Policisë së bashku me delegacioninin , z Besnik Sallahu, zyrtar ndërlidhës në EUROPOL, z. Kastriot Jashari, drejtor i AKSP-së dhe z. Ron Krasniqi –përfaqësues nga MPB-ja, po mbajnë një takim të veçantë me drejtoreshën ekzekutive te EUROPOL-it, znj. Catherine De Boll , në të cilin takim diskutohet për bashkëpunimin në mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it , punën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në EUROPOL dhe për hapat e mëtejmë për avancimin e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.
Drejtori Hoxha falënderoi EUROPOL-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen, si dhe paraqiti synimin për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit drejt një marrëveshjeje operacionale me EUROPOLI-in, rritjen e kontributit në kuadër të hetimeve dhe operacioneve të EUROPOL-it. /2LONLINE/