DYLON

Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Hoxha, pret në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Barduani

Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Hoxha, pret në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Barduani
Avatar photo Redaksia

Me datën 11.11.2024, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në një takim Komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani.

dy udhëheqësit diskutuan për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

EkoHigjiena

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel HOXHA theksoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për të punuar ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë dhe përmendi rëndësinë e një bashkëpunimi të fortë në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Takimi u përmbyll me konfirmimin e të dy palëve për të thelluar edhe më tej partneritetin në fushën e sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.