DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së viziton Spitalin e Gjilanit me rastin e përfundimit të punimeve infrastrukturore-rrugore

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së viziton Spitalin e Gjilanit me rastin e përfundimit të punimeve infrastrukturore-rrugore
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi viziton Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit me rastin e përfundimit të punimeve infrastrukturore-rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, është njoftuar nga afër me përfundimin e punimeve infrastrukturore-rrugore dhe përmirësimet e realizuara në hapësirat e spitalit.

EkoHigjiena

Drejtori I Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana theksoi se këto investime kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor, lehtësimin e qasjes për pacientët dhe krijimin e një ambienti më funksional të hapsirave për parkim të veturave, gjithashtu

Dr.Afrim Cana shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të SHSKUK-së në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës.

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi theksoi rëndësinë e investimeve infrastrukturore në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin e përbashkët të institucioneve për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e një ambienti më funksional e bashkëkohor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ai nënvizoi se përfundimi i këtyre punimeve përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës spitalore.

Nga afër u inspektuan edhe punimet që po vazhdojnë në objektin e ri të Pediatrisë, një projekt i rëndësishëm që synon përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore në ambiente moderne dhe funksionale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.