DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës takoi Guvernatorin e Burgut të Gjilanit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës takoi Guvernatorin e Burgut të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, takoi Guvernatorin e Burgut të Gjilanit, Mads Beyer. Gjatë takimit, është diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, në kuadër të së cilës i është dhënë në shfrytëzim Qendra e Paraburgimit në Gjilan.

Drejtori Dibrani ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se kjo marrëveshje përfaqëson një model unik të partneritetit ndërkombëtar dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit korrektues në Kosovë.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Beyer ka rikonfirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të palës daneze për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes dhe për mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale, Shërbimi Korrektues i Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.