Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Sami Istrefi, mbajti një takim me administratorët e prokurorive të vendit.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për avancimin e efikasitetit, efektivitetit, integritetit dhe ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për administrimin e prokurorive, që ndikojnë në fuqizimin e mëtejshëm të proceseve të punës në administratën e sistemit prokurorial.
Me këtë rast, Drejtori Istrefi, duke theksuar se vlerëson angazhimin e shtuar të administratorëve në proceset e tashme të punës, i ka njoftuar ata se kohëve të fundit ka vizituar të gjitha prokuroritë, ku ka marrë informacione për vështirësitë dhe sfidat e tyre, në mënyrë që të ketë një pasqyrë sa më të qartë për të ofruar mbështetje për të gjitha prokuroritë dhe për të krijuar kushte sa më të mira të punës për to.
Në këtë takim është nënvizuar se tash e tutje takimet e Drejtorit të Përgjithshëm, Sami Istrefi, me administratorët e prokurorive do të jenë të rregullta dhe se në këtë aspekt ekziston përkushtimi që bashkërisht të trajtojnë dhe arrijnë objektivat e përcaktuara për vitin 2024. /2LONLINE/