DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës takohet më shefin e Policisë se Gabonit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës takohet më shefin e Policisë se Gabonit
Avatar photo Redaksia

Në panairin “Eurosatory 2022”, i cili po mbahet në Paris të Francës, po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga zëvendës drejtori rajonal i Mitrovicës Veri Major Besim Hoti.

Në kuadër të këtij panairi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Mehmeti ka realizuar një takim bilateral me shefin e Policisë së Gabonit, Serge Ngoma, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët.

EkoHigjiena

Diskutimet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, në shkëmbimin informacioneve në fusha të ndryshme që shërbejnë në interes të sigurisë së përgjithshme.

Të dy palët u pajtuan për avancim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme, në shkëmbimin e eksperiencave dhe ofrimin e trajnimeve të ndërsjella. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.