DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës priti në takim njoftues Shefin e ri të EULEX-it

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës priti në takim njoftues Shefin e ri të EULEX-it
Avatar photo Redaksia

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me stafin e tij, priti në një takim zyrtar njoftues Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Antero Lopes.

Gjatë këtij takimi, Kolonel Hoxha i uroi mirëseardhje z. Lopes në detyrën e tij të re dhe shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky mision i ka ofruar policisë.

EkoHigjiena

Të dy krerët konfirmuan vullnetin e plotë për të thelluar bashkëpunimin me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Takimi u përmbyll me zotimin e përbashkët për të ruajtur partneritetin e shkëlqyer institucional mes Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.